Migrena

Migrena, më shumë se sa një dhimbje koke



Të zbulosh se çfarë e shkakton migrenën ke zbuluar “celësinë “ e saj dhe vetëm një trajtim i saktë sjell kurimin.


Migrena është më shumë se një dhimbje koke. Njerëzit mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë. Migrena luan një rol të rëndësishëm tek ata që e mbartin këtë sëmundje. Janë dy forma kryesore të saj dhe 70% e njerëzve kanë atë që quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë pamundësia në përqendrim, konfuzion, probleme në të folur, dobësim etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena. Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të ndryshme të kokës, shpesh në njërën anë të saj. Gjithashtu mund të shfaqet dhe pa dhimbje koke, por me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena shpesh janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë shqetësime humori preferojnë errësirën derisa krizat t’u kalojnë.
Një formë tjetër e migrenës njihet si migrena menstruale e cila shfaqet në periudhën paramenstruale dhe jo në raste të tjera. Krizat e migrenës zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj…
Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë.
Kush e vuan nga migrena
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht kap moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht seksin femër. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura nga kjo sëmundje gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë apo menopauzës.
Nga se shkaktohet migrena
Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak dhe shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person dhe, në më të shumtën e rasteve, ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes çokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
Faktorët hormonalë:periodat, hipertensioni apo menopauza.
Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve.
Streset emocionale: zemërimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.
Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
Faktorët ambientalë : ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.
Si kurohet?
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare të saj është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilace që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë t&eum
l; veprojnë më shpejt.