Kolla Kronike

Kolla e vazhdueshme mund të lidhet me mungesën e hekurit në gjak. Të paktën kjo është hipoteza e një studimi të kryer nga Universitetit i Torinos. Në studim është parë se trajtimi i mungesës së hekurit ka zhdukur dhe kollën që shfaqnin prej kohësh grupi i grave që trajtoheshin për anemi.

Rezultatet janë prezantuar në "Chest 2007", kongresi i përvitshëm të "Ammerican College of Chest Physicians" të kryer në Çikago. Mungesa e hekurit mund të shpjegojë pse disa persona të shëndetshëm që nuk pinë duhan vazhdojnë të kenë kollë të vazhdueshme.

Në veçanti gratë janë më të predispozuara të vuajnë nga kolla kronike e pashpjegueshme. Te seksi femër është më e shpeshtë anemia nga hekuri, për shkak të shtatzënisë dhe ciklit menstrual.

Ndërkohë anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të ndikojë negativisht në sistemin imunitar mbrojtës. Disa studiues, të drejtuar nga Caterina Buça, kanë dashur të verifikojnë nëse zgjidhja e problemit të anemisë ka efekt në gratë që vuanin nga kolla kronike: përkundër shenjave klinike, të gjitha gratë kishin një funksion normal të mushkërive, dhe asnjë shenjë të sëmundjes të frymëmarrjes apo të astmës, as të refluksit gastro-esofagial që mund të shfaqë kollën.

Ato shfaqnin vetëm ënjtje dhe skuqje të mukozës së faringut apo të gojës, dhe një hiperndjeshëmri të kordave vokale, të afta që të shpërthenin lehtë "atak" kolle (për shembull, pas të qeshurave të forta).

Veçse të gjitha shfaqnin anemi të shkaktuar nga mungesa e hekurit dhe për këtë kanë nisur të marrin suplemente të këtij metali. Kur pas dy muajsh trajtimi ka arritur të normalizojë depozitat e hekurit në organizëm, shenjat e inflamacionit të gojës dhe fytit, ndjeshmëria e lartë dhe kolla, ishin përmirësuar ndjeshëm, madje në disa raste u zhdukën plotësisht.

Nga momenti që hekuri ndikon në rregullimin e prodhimit të proteinave imunitare që kontrollojnë inflamacionin, sipas autorëve të studimit një mungesë e hekurit mund të ndikojë në rritjen e ndjeshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes, për pasojë shfaqjen e kollës kronike.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen