Freitag, 19. November 2010

Tuberkulozi per femije

Tuberkulozi eshte nje nga semundjet ngjitese me te vjetra, qe eshte pershkruar per here te pare ne shekullin e 3te para eres sone,nga nje mjek kinez.Gjerat kane ndryshuar shume ne vitet e fundit dhe sot njohim hollesira per shkakun e semundjes, menyren e trasmetimit dhe mjekimin e saj.



Pamvarsisht nga fakti qe kane kaluar kaq shekuj nga zbulimi i tuberkulozit, semundja vazhdon te ekzistoj edhe sot. Shume femije semuren sot nga tuberkulozi.



Kjo flete e shkruar ka per qellim t’ju njoftoj per tema qe kane te bejne me tuberkulozin e femijve. Mes ketyre rreshtave do mundohemi me fjale te thjeshta t’ju shpjegojme per shkakun e tuberkulozit,per menyren e transmetimit, per rendesine e semundjes, per diagnozen, mjekimin, per suksesin e nderhyrjes mjekesore etj.



Cfare eshte tuberkulozi?
{mosimage}Tuberkulozi eshte semundje ngjitese dhe eshte kaqee lashte sa dhe njeriu. Mund te demtoje te gjitha organet e njeriut dhe eshte shkaktare per numrin me te madh te vdekjeve vjetore midis semundjeve ngjitese. Cdo vit ne gjith boten vdesin 3-4000000 popull nga te cilet 500.000 jane femije. Me perparimin qe ka bere shkenca ne mjekesi, tuberkulozi pas 1985 paraqitet me shume kercenuese ne gjithe boten. Zona me probleme serioze te tuberkulozit eshte Afrika, Azia, dhe Amerika e Jugut, vendet e B.S dhe te Evropes Lindore,ku bejme pjese edhe ne. Percjellja e tuberkulozit ne vendet e zhvilluara behet me ane te emigranteve,te cilet ishin te semure ose te infektuar ne vendet e tyre dhe shfaqen semundjen ne vendet qe shkuan dhe qe punojne. Kushtet e keqija te jetes, puna e ashper, dieta jo e pershtatshme dhe stresi qe u shfaq nga braktisja e atdheut dhe mundimi per tu pershtatur ne vendin e ri, perbejne faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e tuberkulozit ne njeriun e rritur.



Shkaku dhe transmetimi i tuberkulozit
{mosimage}Tuberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur. Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.

75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.

Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ¡e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.



Nga momenti i infektimit deri tek semundja e tuberkulozit


Futja e mikrobit ne organizem deri ne zhvillimin e plote te tij zgjatë11-12 jave. Ne kete faze, zbulimi i mikrobit behet me proven e lekures mantu, qe behet ne doren e femijes. Kjo prove quhet pozitive n.q.se. ne vendin e injeksionit (gjilperes) mbas 48-72 oresh shfaqet nje pllake e kuqe e forte me madhesi te barabarte ose me te madhe nga 1cm.Semundja mund te shfaqettek femijet gjate muajve qe vijne,ose viteve te ardhshem. Por rreziku qendron gjate gjithe jetes, n.q.se.nuk behet mjekimi parandalues perkates. Femijet qe do infektohen ne moshen me te vogel se 5 vjec dhe vecanerisht ne moshen 12 muajshe ndodhen ne nje rrezik te madh per te shfaqur semundje, bile forma te renda sic eshte minigjiti, shperndarja ne te gjitha organet (tuberkulozi miliar), ose tuberkulozi i kockave, ose i veshkave. Per fat te mire keto forma te tuberkulozit ne Greqi perfaqesojne vetem 6%. Pjesa tjeter 94% i perket mushkerive dhe gjendrave limfatike te mushkerive.

Shenjat kur semundja prek mushkerite mund te jene temperature jo e larte zakonisht, zgjatja e temperatures me shume se nje jave, kolle e lehte, mungese oreksi, lodhje e shpejte dhe renje e lehte ne peshe d.m th.shenja te pergjithshme qe mund te vihen re ne shume semundje. Me shume nga 50% e femijve nuk shfaqin shenja, pervec femijve deri ne 1 vjec qe pothuajse te gjithe semuren. Diagnoza behet me proven e lekures mantu,radiografi e mushkerive dhe me zbulimin e nje te rrituri te semure ne ambientin e femijes.



Kerkimi i te semurit me tuberkuloz qe infektoj femijen


{mosimage}Ky kerkim duhet te behet me pergjegjesi te vecante dhe eshte e domosdoshme per ne ndihma nga prinderit e femijes. Duke pasur parasysh qe: -nje i semure me tuberkuloz mund te transmetoj tuberkulozin 6-8muaj para se te semuret dhe te shfaqe shenja, duhet te kontrollohen te gjithe te rriturit me radiografite e mushkerive dhe moshat me te vogla qe jane ne kontakt me femijen te kontrollohen me Mantu+ radio grafi te mushkerive. Te gjithe femijet e tjere, qe jane ne kontakt me femijen qe eshte infektuar, duhet te bejne Mantoux dhe n.q. se.eshte negative (nuk eshte skuqur) duhet ta perserisin pas 3 muajsh, sepse eshte e mundur te infektohen nga i njejti shkak por me vone. Ker
kimi i kurimit perben nje veprim te rendesishem ne luften kunder tuberkulozit dhe ka per qellim te ndaloje transmetimin e sémundjes, te pushoj infektimi i femijes ose femijeve te tjere dhe te ndihmohet i semuri. Pervec personave te ambientit familjar kontrollojme dhe shoket dhe te afermit, qe kane kontakt te ngushte me femijen. Persona me shume te ndjeshem jane te rriturit me probleme ne mushkeri, me probleme ne zemer, me semundje sheqeri (diabet), ata qe jane te operuar ne stomak, ata qe vuajne nga kanceri ose me sida. Per cfaredo lloj shenje duhet te na informoni per t’ju dhene keshillat e duhura. Mjekimi i menjehershem i te rriturve me tuberkuloz te cone zakonisht ne nderprerjen e transmetimit te semundjes brenda 2-3 javesh.



Trajtimi parandalues dhe mjekimi


{mosimage}Trajtimi parandalues i femijes qe thjesht eshte infektuar, ashtu edhe mjekimi i femijes qe eshte semure behet me ilace. Kemi ne dispozicion ilace me rezultate te mira, qe kane shume pak efekte anesore (nderlikime) tek femijet.Zgjedhim kombinim ilacesh qe jane te sigurta per shendetin e femijve dhe mundohemi te shkurtojme periudhen e mjekimit sa me shume te jete e mundur. Ilacet jepen te gjitha bashke sipas keshillave tona. Disa femije jane te veshtire ne marjen e ilaceve. Perfundimisht te gjithe binden te marrin ilacet e tyre dhe kjo varet shume nga aftesia e prinderve dhe durimi i tyre per te bindur femijen. N.q.se.keni ndonje problem ju lutemi komunikoni me ne. Mos beni asnje ndryshim ne kombinimin, ose ne sasine e ilaceve, pa kerkuar mendimin tone.Ne raste te rralla kur femija ka te vjella mbas marrjes se ilaceve, ka te perziera ose shfaq njolla te kuqe ne lekure komunikoni me ne. N.q.se.keni harruar te na thoni se femija merr dhe ilace te tjera, ju lutemi te na informoni.Zbatimi i rregullt i keshillave tona te cone ne sherimin e plote te femijes, mos zbatimi i rregullave (mjekimi jo i drejte) eshte me e keqe se sa mos mjekimi. Mikrobi krijon rezistence ndaj ilaceve, n.q. se ilacet nuk jepen ne rregull atehere mjekimi eshte shume i veshtire. Keto keshilla te mjekut jane shume te rendesishme kur behet fjale per mjekimin e te rriturve dhe per kete arsye duhet te zbatohen me perpikmeri keto keshilla. Te gjitha format e tuberkulozit kurohen plotesisht, mjafton qe mjekimi te jepet nga mjeke specialist dhe te semuret te binden.



Jeta e femijes gjate periudhes se parandalimit ose te mjekimit


{mosimage}Me perjashtim te formave te renda te tuberkulozit qe jane te rralla dhe per te cilat do t’ju japim keshilla te vecanta, femija gjate periudhes se mjekimit jeton normalisht, sikurse jetonte perpara se te shfaqej semundja. Ushqehet, fle, luan dhe stervitet normalisht. N.q se do semuret nga ndonje semundje tjeter e zakonshme mund te marri ilace pa nderprere mjekimin e tuberkulozit. N.q.se semuret nga ndonje semundje e rende ju lutemi te na njoftoni. Programi i vaksinimit te femijes nuk nderpritet, me perjashtim te vaksines se turbekulozit (BCG).

N.q. se eshte e nevojshme te nderpritet programi i vaksinave per 1- 2 muaj, ate do ta vleresojme ne. Mundohuni te jeni te rregullt ne takimin tuaj qe eshte shkruar ne karten e bardhe qe ju kemi dhene dhe te keni gjithmone me vete te gjitha radiografite qe keni bere me pare.

Nuk eshte e nevojshme te mbyllni takim ne spital per viziten e ardhshme. Takimi eshte i shkruar ne karten tuaj. N.q. se nuk keni kuptuar mire disa nga keshillat tona, mos nguroni te pyesni perseri deri sa te jeni plotesisht te sqaruar.

N.q. se gjate vizites ne kliniken tone keni probleme me punen tuaj, ju lutemi te na e thoni ne fillim qe te futeni te paret pa rradhe.

Se fundi n.q. se keni probleme ne blerjen e ilaceve, ju lutemi duhet te njoftoni mjekun qe ju ndjek femijen qe te gjej ndonje zgjidhje.



Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)


Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar.



Mbrojtja e femijes qe erdhi ne kontakt me tuberkulozin


Kjo keshille u jepet femijve qe erdhen ne kontakt me ndonje te semure me tuberkuloz dhe prova e lekures (mantu) eshte negative d. m. th. Nuk eshte skuqur.

Mos u nxitoni te beni menjehere vaksinen e tuberkulozit, sepse femija duhet te rikontrollohet pas 3 muajsh. Ne kete periudhe duhet te japim mjekim parandalues. Perqindja e kesaj mbrojtje eshte rreth 65% dhe eshte e rendesishme per kete femije ta zbatoje rregullisht. Nenkuptohet qe: -femija largohet nga zona e infektuar, per aq kohe sa shihet e nevojshme nga mjeket kurues te te s
emurit te rritur.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen